Login |Register

Search
fr-FRmk-MKsq-AL

Prezantim

Nisma e bashkëpunimit inovativ


Rajoni Normandi e Poshtme bashkëpunon me Republikën e Maqedonisë prej vitit 2006 falë fitimit të lejes së jashtëzakonshme për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me një shtet nga Ministria e punëve të jashtme. Programi është konceptuar sipas Kartës Evropiane për përkrahje të sundimit të së drejtës në qeverisje lokale, politika ndërkombëtare e Francës dhe nevojat e të dy territoreve.

 

 

Qeverisja lokale është kyçe për projektin dhe sipas kësaj ndërlidhen të përzgjedhurit dhe  aktorët  në të dy territoret, shkëmbehen përvoja nga procesi i decentralizimit me qëllim që të përkrahet integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE.

Përveç karakterit inovativ, bashkëpunimi mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë është shembull i stabilitetit dhe qëndrueshmërisë. Në gjashtë vitet e kaluara erdhën në pah  dobia dhe ndikimi i programit dhe aktiviteteve ku kanë punuar të gjithë aktorët.

Në vitin 2013, Normandia e Poshtme dhe Maqedonia kanë nisur program të ri për bashkëpunim me kohëzgjatje 3 vjet q përfshinë tema të reja për punë dhe aktorë të ri.


Krijimi i sinergjisë për qeverisje lokale cilësore


Normandia e Poshtme dhe Maqedonia bashkëpunojnë që të kontribuojnë në krijimin dhe zhvillimin e demokracisë lokale cilësore. Koncepti përfshin gjithë popullatën: qytetarë, organizata joqeveritare, pushtete lokale (të përzgjedhur dhe nëpunës shtetëror), aktorë ekonomik, etj.. Bashkëpunimi i decentralizuar ndihmon popullatën lokale pasi q nxit shkëmbime dhe fitim të njohurive mbi tema të ndryshme dhe shumëllojshme sikur: të drejtat e njeriut, kultura, të rinjtë (arsimi formal dhe joformal), trashëgimia kulturore dhe kujtimi.



Bashkëpunim për ndërtim të ardhmërisë së përbashkët evropiane


Të gjitha aktivitetet që zbatohen brenda bashkëpunimit kontribuojnë kah rritja e vetëdijes për vlerat evropiane në të dy territoret. Bashkëpunimi zhvillohet me më shumë qëllime që janë të përcaktuar sipas nevojave të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë:

 - programi përkrah decentralizimin që shpie kah një model koherent dhe të qëndrueshëm të zhvillimit territorial,
 - programi përkrah qeverisjen lokale, gjegjësisht kryesuesit lokal dhe administratat me qëllim që të përforcohen kompetencat e tyre,
 - programi përkrah qytetërimin aktiv me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në nivel lokal dhe qytetërimit evropian në shkallë më të gjerë.