Login |Register

Search
fr-FRmk-MKsq-AL

Lëvizshmëria

Të mundësohet lëvizshmëri për shtetasit e Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme është një iniciative që merr përmasa më të mëdha në programin. Theksi kryesisht është vendosur në lëvizshmërinë e të rinjve dhe artistëve të dy territoreve.

Në çdo projekt, të përzgjedhurit lokal dhe/ose profesionistë takohen dhe njoftohen me territoret të cilat janë pjesë të bashkëpunimit.


Lëvizshmëria e të rinjve (mobiliteti) [arsim]

Koordinim nga Koalicioni i Organizatave Rinore - SEGA

Koalicioni SEGA, me seli në Prilep, është përgjegjëse të inkurajojë dhe mbështet projekte për lëvizshmëri që janë të synuar për të rinjtë dhe të mbështet bartësit e projekteve gjatë zbatimit të projekteve përkatëse.

Ekzistojnë dy lloje të lëvizshmërisë së të rinjve: 

- Lëvizshmëri në kuadër të arsimit formal me anë të inkurajimit të shkëmbimit të të rinjve në kontekst arsimor për gjitha shkallët (prej fillore deri në fakultet),

- Lëvizshmëri në kuadër të arsimit joformal me anë të inkurajimit, dërgimit dhe pritjes së vullnetarëve evropian në dy territoret dhe nxitje të shkëmbimeve të të rinjve (me mbështetjen e Bashkimit Evropiane nëpërmjet programit Erazmus Plus).

Lëvizshmëria artistike [kulturë dhe art]

Koordinimi nga ana e LOKOMOTIVA - Qendra për Iniciativa të Reja në Artin dhe Kulturën 

Asociacioni Lokommotiva është përgjegjëse për mbështetjen e shkëmbimeve dhe të udhëheq procesin e lëvizshmërisë së artistëve. 

Në këto projekte kyçen artistë që krijojnë në fusha të ndryshme artistike dhe që veprimtaria e të cilëve ndikon drejtpërdrejtë mbi territorin, ndërsa ajo krijon një vlerë të vërtetë për këtë bashkëpunim. 

Gjatë viteve të fundit, kishte rritje të numrit të artistëve që shkonin në qëndrim artistik në partneritet me Institutin Francez nga Parisi në temën e artit vizual. Gjatë kohës së Festivalit të Filmit Francez në Shkup që organizoi Instituti Francez nga Shkupi ishte dhënë një theks i posaçëm në filmat e Normandisë së Poshtme, ndërsa e gjithë kjo ishte mbështetur me vizita të personave të ndryshme pikërisht nga ky rajon. Në fushën e muzikës gjithashtu ishin zbatuar projekte në temë trashëgimi kulturore gojore dhe muzikore nga Maqedonia që ka përfshirë shkëmbime, krijimtari dhe koncerte (projekte të grupit instrumental nga Caen - Baruf Orkestra).