Search
fr-FRmk-MKsq-AL

Kujtime dhe pajtime

Mapimi i historisë për kontribut ndaj zhvillimit lokal

Në programin për periudhën 2013 – 2016 bashkëpunimi mes rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë ka shtuar edhe një pjesë dedikuar përkujtimit dhe pajtimit.

Viti 2014 ishte shënuar nga dy ngjarje të rëndësishme historike:

  • Përkujtimi i 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Madhe, ngjarja historike që shënoi historinë në botë. Në atë luftë, Fronti Lindor ka një rëndësi të madhe për historinë e përbashkët të Maqedonisë dhe Francës sepse një numër i madh i ushtarëve francez kanë vdekur pikërisht në betejën në Manastir (atëherë me emrin Monastir).
  • 70 vjetori i Zbarkimit të Forcave Aleate në Normandi të Poshtme më 6 qershor 1944. Ajo ditë do të mbahet mëndi si Dita D, pika kthyese në Luftën e Dytë Botërore që ka sjellë fitoren e forcave aleate.
    Madje për këtë përvjetor rajoni i Normandisë së Poshtme vijon një proces për njohjen e pazhëve të Zbarkimit si një trashëgimi kulturore botërore të UNESCO-s. Nga kjo edhe lindi motivimi i madh për të punuar në temën e përkujtimit dhe trashëgimisë kulturore në Ballkan.

    Qëllimet :
    - Ndërtimi i kujtimeve dhe promovimin e vlerave për paqe dhe pajtim mbi shembullin evropian dhe me dialog mes kombeve;
    - Nxitja e zhvillimit të projekteve territoriale në bazë të ngjarjeve historike;
    - Nxitja e vetë territoreve për krijimin e politikave ekonomike dhe turistike për të nënvizuar vendet historike në Normandi të Poshtme dhe në Maqedoni;
    - Zhvillimi i instrumenteve për zhvillim territorial.