Search
fr-FRmk-MKsq-AL

Të drejta të njeriut

Mbrojtja e të drejtave të njeriut: Baza demokratike për zhvillim të  qëndrueshëm

Respektimi i të drejtave të njeriut dhe të qytetarëve është thelbësore për arritjen e një prej qëllimeve kryesore të bashkëpunimit: përforcimi i pushtetit lokal, dhe me atë demokracinë. Pas rreth gjashtë viteve, të Drejtat e Njeriut u bënë boshti kryesore në punën e bashkëpunimit të decentralizuar Normandi e Poshtme/Maqedoni.

Instituti Ndërkombëtar për të Drejta të Njeriut dhe Pare nga Caen është partner-bartësi i kësaj teme në nivelin rajonal, por edhe me gjerë, ndërsa si rezultate të pranisë shumëvjeçare në bashkëpunimin, ishte në mundësi të udhëheq një numër të aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit dhe të merr pjesë në krijimin e partneriteteve të reja.

Në sajë të kësaj teme zhvillohen një numër aktiviteteve siç janë trajnim të avokatëve nga Maqedonia, shkolla verore për të rinjtë për të njoftuar ata me nocionet themelore të mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe aktivitete tjera.