Search
fr-FRmk-MKsq-AL

Thirrje për projekte në kuadër të Bashkëpunimit Normandi e Poshtme/Maqedoni për vitin 2015-2016

Bashkëpunimi Normandi e Poshtme/Maqedoni shpall thirrje për projekte për vitin 2015-2016

Bashkëpunimi mes rajonit francez Normandia e Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë ka filluar në vitin 2006 me qëllim të nxitjes së zhvillimit territorial dhe decentralizimit në dy territoret. Programi për bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë siguron mbështetje financiare për projekte për nxitjen e zhvillimin rajonal dhe demokracisë. Në vitin 2013, në sajë të thirrjes së parë për projekte janë realizuar nëntë projekte në dy territoret. 

Në nëntor 2014, në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar shpall thirrje për projekte në temat më poshtë:

  • Paqe dhe pajtim,  
  • Të drejtat e njërit: angazhimi demokratik dhe pjesëmarrja qytetare, 
  • Kulturë dhe trashëgimi kulturore, 
  • Turizëm. 


Të drejtë pjesëmarrje në këtë thirrje kanë njësitë e vetëqeverisjes lokale, organizata, institucione kulturore ose arsimore nga Normandia e Poshtme dhe Maqedonia.

Shuma e plotë e mjeteve financiare për këtë thirrje është 160 000 euro.
 
Aplikacionet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike jo më vonë se 11 shkurt 2015, në bn-mk@aldaintranet.org.

Nëse keni pyetje lidhur me thirrjen, drejtohuni në: bn-mk@aldaintranet.org deri më 30 janar 2015. Për të mundësuar qasje të barabartë në informacione për gjithë kandidatët, pyetjet dhe përgjigjet do të publikohen në internet faqen e programit për bashkëpunim Normandia e Poshtme/Maqedonia.

Dokumente për shkarkim

Thirrje për projekte 2015-2016 (pdf)
Aplikacion – pjesa narrative MK (doc)
Aplikacion – pjesa narrative FR (doc)
Propozim buxheti (xls)

bflix