Mbështetje për mobilitetin e të rinjve
- Informim dhe mbështetje për mundësitë e mobilitetit
- Njoftim me mënyrat e mobilitetit për aktorët e ndryshëm, siç janë Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme, Instituti Francez nga Shkupi, Bashkimi Evropian ose autoritetet maqedonase.
Të mundësohet mobilitet i qytetarëve nga Maqedonia dhe Normandia e Poshtme është një iniciativë gjithnjë më e madhe në programin. Theksi para së gjithash është vendosur në mobilitetin e të rinjve dhe artistëve nga dy territoret.
Në secilin projekt, të zgjedhurit lokal dhe/ose profesionistë takohen dhe njoftojnë territoret që janë pjesë të bashkëpunimit.
Mobiliteti i të rinjve [arsim]
Koordinuar nga Koalicioni i Organizatave Rinore - SEGA
Koalicioni SEGA, me seli në Prilep, ka për detyrë të nxit dhe mbështet projektet për mobilitet që janë të synuar për të rinjtë dhe të shoqërojë bartësit e projekteve gjatë zbatimit të aktiviteteve.
Ekzistojnë dy lloje të mobilitetit të rinjve:
- Mobilitet në kuadër të arsimit formal me anë të nxitjes së shkëmbimit të rinjve në kontekstin arsimor në gjitha nivelet e mundshme (nga arsimi fillor deri në fakultet),
- Mobilitet në kuadër të arsimit joformal me anë të inkurajimit të dërgimit dhe pritjes së vullnetarëve evropian nga dy territoret dhe nxitja e shkëmbimit të të rinjve (me mbështetje nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Erasmus Plus).