Bartës të këtij bashkëpunimi rajonal të demokracisë lokale janë Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e R. së Maqedonisë. Programi financiarisht është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e R. së Francës dhe është koordinuar nga Shoqata e Agjencive për Demokraci Lokale (ALDA).