Login |Register

Search
fr-FRmk-MKsq-AL

Projekte territoriale

Projekte me dhe për territorin 

Projektet e përcaktuara për programin 2013-2016 rrotullohen rreth një teme qendrore dhe angazhojnë aktorë të ndryshëm. Secili projekt kontribuon për zhvillimin territorial dhe paraqet "laborator eksperimental" për të tjerët edhe në Normandi të Poshtme dhe në Maqedoni. Bashkëpunimi mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë me anë të këtyre projekteve territoriale synon të inkurajojë shkëmbim të përvojave dhe krijimin e metodologjive. 

Krijimi i sinergjisë mes aktorëve të ndryshëm të temave të përbashkëta 

Projektet e ndryshme që ishin filluar në bashkëpunimin tërheqin një numër të madh të aktorëve të ndryshëm që punojnë bashkë në tema të përbashkëta. Janë të kyçur aktorë institucional (rajone, komuna, administrata, etj) si dhe anëtarë të shoqërisë civile, aktorë ekonomik, qytetarë etj. Të drejtat e njeriut, kultura, rinia (arsimi formal dhe joformal), trashëgimia kulturore, kujtimi janë temat e ndryshme në të cilat aktorët kryesor do të punojnë në projekte për shkëmbim që të kontribuojnë në zhvillimin e territorit të tyre.

Secili projekt përpunon një temë të caktuar. Mirëpo, qytetaria evropiane mbetet e pashmangshme në çdo aktivitet. Dëshmi për atë edhe nxitja e madhe për lëvizshmëri dhe shkëmbim mes banorëve të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë. 

Për periudhën 2013-2014 ishin zgjedhur 9 projekte. Projekte ishin zgjedhur sipas llojit të aktiviteteve, ndikimit të tyre në Normandi të Poshtme dhe Maqedoni dhe përpjesëtimi me temat e zgjedhura.

     - Projekti: Shkolla për të drejta të njeriut për të rinjtë e Maqedonisë dhe Caen, Normandi e Poshtme, Republika e Francës (MK; FR

     - Projekti: Të rinjtë kanë të drejtë për internet (MK; FR)

     - Projekti: Traditat gojore, traditat e shkruara, dy kultura muzikore (MK; FR) 

     - Projekti: Kuajt në liri në Maqedoni dhe Normandi të Poshtme (MK; FR)

     - Projekti: Trashëgimia kulturore - lidhja mes të kaluarës dhe të ardhmes (MK; FR)

     - Projekti: Hartimi i planit për mbrojtje të integruar të thelbit të vjetër qytetar të Ohrit (MK; FR)

     - Projekti: Pajtimi dhe vizioni për të ardhme të përbashkët në Ballkan dhe Evropë. Evropa këtu-Evropa atje (1914-2014) (MK; FR)

     - Projekti: Pas gurëve - pjesa 2 (MK; FR)

     - Projekti: Kultura në rolin e rregullimit hapësinor dhe kohezionit social (MK; FR)