Partneritet me tipare unike: rajon dhe shtet
Bëhet fjalë për model i të paparë në programin francez për bashkëpunime të decentralizuara pasi që një rajon i Francës bashkëpunon me një shtet.
Aktivitetet zbatohen në koordinim të drejtpërdrejtë me Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale (MVL) të Republikës së Maqedonisë. Bashkëpunimi i ngushtë me Maqedoninë mundëson shtrirje më të gjerë të aktiviteteve në territorin e saj dhe përshtatshmëri më të madhe me idetë kyçe të programit.
Marrëdhëniet institucionale u përforcuan në vitin 2012 me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim mes Normandisë së Poshtme Ministrisë për Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë. Sikur edhe më parë, qëllimi është përkrahja e politikës për zhvillim të barabartë rajonal nëpërmjet përforcimit të vetëqeverisjes lokale dhe përcaktimit të prioriteteve kombëtare dhe rajonale në fushën e transferimit të kompetencave dhe resurseve.
Nxitja e bashkëpunimit mes instancave të institucioneve të ndryshme nga dy territoret
Bashkëpunimi që u zhvillua me iniciativën e Rajonit Normandi e Poshtme gradualisht krijon lidhje të të gjitha niveleve institucionale nga të dy territoret.
Prej vitit 2010, bashkëpunimi mes njësive të vetëqeverisjes lokale nga Normandia e Poshtme dhe Maqedonia është gjithashtu pjesë e segmentit institucional. Sot bashkëpunojnë 16 bashkësi lokale nga të dy territoret, kurse puna e tyre është e rëndësishme edhe nga aspekti financiar edhe nga aspekti i krijimit të vendeve të reja të punës dedikuar bashkëpunimit, por edhe për shkak të rezultateve konkrete që lëvizin dhe bashkojnë gjithë qytetarët.
Decentralizimi ka vend kyç në projekt
Sfida më e madhe e bashkëpunimit është që kjo të kontribuojë për decentralizim të suksesshëm edhe në Francë edhe në Maqedoni me qëllim që të krijohet një Bashkim Evropian i suksesshëm. Normandia e Poshtme dhe Maqedonia shkëmbejnë njohuri dhe përvoja për të përgatitur administratën që të udhëheq procesin e decentralizimit në mënyrë më të aftë dhe të mirëmban zhvillim të barabartë dhe të qëndrueshëm.
Qëllimet janë pasqyruar në pesë temat e programit, të cilat janë përcaktuar përsëri për programin e viteve 2013-2016.