Login |Register

Search
fr-FRmk-MKsq-AL

Bashkëpunim i qyteteve

Qytetet në bashkëpunim janë kyçe për arritjen e sundimit të drejtë lokal 

Qytetet janë aktorë kyç për arritjen e sundimit të drejtë lokal si në Normandi të Poshtme ashtu edhe Maqedoni. Qytetet kanë vend të veçantë në bashkëpunimin. 

Qytetet janë të kyçur në dy segmente të programit. Nga njëra anë, qytetet janë aktorë të pashmangshëm në projektet territoriale për zbatimin e aktiviteteve përkatëse dhe arritjen e rezultateve të dukshme. Nga ana tjetër, qytetet e Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë janë vëllazëruar dhe bashkërisht zbatojnë projekte të ndryshme. Vëllazërimi mes qyteteve u shpeshtua dhe u përforcuar në vitin 2010. Sot, tetë qytete bashkëpunojnë me tema të ndryshme që janë të rëndësishme për ata: trashëgimia kulturore, rinia, mjedisi jetësor (kryesisht:menaxhimi me mbeturina).

Rrjetëzimi është i mundshëm falë mbështetjes së "Horizonte Solidare" që paraqet një strukturë rajonale për bashkëpunim të decentralizuar me seli në Caen që i mbështet dhe inkurajon iniciativat e qyteteve. 

Programi i ri 2013-2016 do të mundësojë qyteteve të lidhin aktorët relevant në rrjet dhe në atë mënyrë do të jep një impuls të ri në bashkëpunimin e tyre.  

Në kuadër të programit, ishin zhvilluar tetë bashkëpunime: 
   • Ohër (MK) – Caen (FR)
   • Strugë (MK) – Vistream (FR)
   • Vevçani (MK) – Ermanvil-syr-Mer (FR)
   • Dibër (MK) – If (FR)
   • Berovo (MK) – Livaro (FR)
   • Veles (MK) – Sherbur-Oktevil (FR)
   • Karposh (MK) - Flri-syr-Orn (FR)
   • Rajoni i Pellagonisë (MK) - Rajoni i Gjirit Mon-Sen-Mishel (FR)

bflix